26,04,2024

Agim Aliu: Fitorja është e jona

Must Read

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, në lidhje direkte në Klan Kosova, ka thënë se e ka pritur që të del i pari në këtë komunë.

“Jo vetëm nga rezultatet e EXIT POLL-it por edhe të tjera, na konfirmojnë që fitorja ështe  e jona, është fitore e platformës tonë qeverisëse që mbi të gjitha kishte ngjyrë qytetare”.

“Dua t’iu uroj qytetarëve të Ferizajt, për manifestimin politik dhe për rezultatin që ishte manifestim i kësaj kulture”.

Aliu madje ka thënë se ka pasur pritje për fitore edhe më të thellë se sa kjo.

Kurse lidhur me komentet e kundërshtarit të tij nga LDK-ja që tha se ai po fiton, Aliu u shpreh se ata po garojnë për platformë më të mirë.

“Ne nuk jemi në një garë për t’u shtyer me muskuj, por me platformë qeverisëse. Po besoj që në balotazh do t’i bashkëngjiten edhe ngjyra të tjera qeverisëse”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img