19,04,2024

Agim Aliu: Do të zgjidh problemet e pronarëve të ndërtesave në bashkëpronësi

Must Read

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në takim me banorë të nëndegëve të qytetit, ka theksuar se njëri ndër problemet e shfaqura nga ana e banorëve për regjistrimin e të drejtave të tyre pronësore në regjistrin përkatës komunal, për pronarët e banesave të vjetra, do të marr zgjidhje në mandatin e tij qeverisës.

Unë do të ngarkoj një person brenda Drejtorisë së Pronës, që do të merret ekskluzivisht vetëm me këtë problematikë të hasur në banesat e vjetra, të ndërtuara para luftës, ku ekziston e drejta e bashkëpronësisë.

Ne, në harmoni të plotë me ligjin përkatës, do të bëjmë zgjidhje që fati i banorëve me raste të tilla, të problemeve pronësore të mos mbetet peng i politikës, por që njëherë e mirë të zgjidhen problemet e tilla.

Siguria juridike për pronën dhe të drejtat tjera sendore janë të drejta themelore të njeriut, të cilat jam i vendosur t’i garantoj për qytetarët e Komunës së Ferizajt, gjithmonë sipas parashikimeve të ligjeve në fuqi, që rregullojnë këtë fushë” – theksoi kandidati Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img