25,04,2024

Agim Aliu: Ditari shkollor digjital – premtimi i radhës i përmbushur

Must Read

Arsimin ferizajas edhe pak javë e ndajnë nga ndryshimi më i nevojshëm i përshtatur me ritmin e kohës, e para e këtij lloji dhe përmase në gjithë Republikën, qasja në menaxhimin e procesit mësimor, jo më përmes ditarit shkollor klasik, por ditarit shkollor digjital, në të cilën do të kenë qasje kudo në kohë reale e tërësisht të digjitalizuar, mijëra nxënës e prindër, qindra mësimdhënës e drejtues shkollash.

“Notat, mungesat, vlerësimet, oraret e mësimit e mësimi online, do të lundrojnë tashmë të digjitalizuara për gjithë nxënësit ferizajas, transparente tërësisht e të qasshme kudo, me vetëm një lidhje interneti. Ta gëzojnë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave dhe arsimit ferizajas!” ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img