25,04,2024

Afrim Abazi, emërohet ushtrues detyre i drejtorit të QKMF së

Must Read

Ferizaj.17.01.2018. Në Qendrën Kryesore të mjekësisë Familjare është emëruar ushtrues detyre I Drejtorit të këtij institucioni Afrim Abazi.
Ky veprim ka ardhur menjëherë pas dorëheqjes së ushtrueses së detyrës së Drejtorit të QKMF-së Ibadete Bucaliu ditë më parë.
Drejtori I Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Besnik Berisha, shprehu besimin e tij se drejtori I ri do të jetë I suksesshëm në udhëheqjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
|Drejtoresha Ibadete Bucaliu përmes një emaili ka njoftuar se dorëhiqet nga pozita e ushtruese së detyrës së Drejtorit në QKMF në Ferizaj për shkaqe personale. Prandaj në koordinim edhe me kryetarin Aliu kemi caktuar doktor Afrim Abazin ushtrues detyre të këtij institucioni. Drejtori me të marrë detyrën ka filluar me identifikimin e problemeve dhe besoj që do të jetë i suksesshëm” ka thënë Besnik Berisha, Drejtori i DSHMS-së në Ferizaj.
E ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Ferizaj, Afrim Abazi, ka treguar për synimet e tij sa do të jetë në krye të këtij institucioni shëndetësorë. Abazi ka thënë se do të angazhohet për shërbime sa më cilësore në këtë institucion.
“Ne jemi të gjithë në shërbim të qytetarëve. është një institucion që funksionon 24 orë, prandaj edhe synimet tona kanë qenë në ofrimin e shërbimeve tona sa më cilësore. Kjo do të thotë që do të punojmë që mos të kemi mungesa të natyrave të ndryshme, qoftë materialit hargjues, qoftë shërbimeve të cilat na mungojnë. Pra qëllimi kryesorë do të jetë ofrimi I shërbimeve sa më cilësore për qytetarët” ka thënë Abazi.
Abazi ka thënë se do të kenë një kujdes edhe në sigurimin e barnave esenciale.
Abazi thotë se tashmë ka filluar procedurat e prokurimit për disa shërbime të cilat ka kohë që janë jashtë funksionit siç është rëntgeni dhe laboratorët të cilat nuk kanë kryer analiza komplete.
Drejtues të këtij institucioni ka thënë se janë duke bërë përpjekje që në Qendrën e dytë të mjekësisë familjare të riaktivizojnë kujdestarinë e natës, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img