25,04,2024

Adelina Grainca: 10 bursa për studentet vajza nga gjysma e pagës sime

Must Read

Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca ka premtuar ta ndajë gjysmën e pagës së saj për të financuar bursa për vajzat, në rast se siguron ulësen e saj në Kuvend.

Grainca ka thënë se nga ndarja e gjysmës së pagës si deputete, do të arrijë të financojë 10 bursa brenda vitit.

Ajo ka thënë se përzgjedhja do të bëhet përmes disa kritereve.

Do të angazhohem që t’i inkurajojë vajzat që të marrin sa më shumë pjesë në procesin e shkollimit, dhe për krijimin e kushteve në tregun e punës. Për këtë do ta ndajë gjysmën e pagës sime si deputete për të siguruar mundësinë financiare për vajzat që të shkojnë në fakultet. Brenda vitit do të financojë 10 bursa për vajzat student, ka shkruar kandidatja për deputete Adelina Grainca.

Përzgjedhja e vajzave përfituese të bursës do të bëhet sipas dy kritereve bazë:

• 50% të bursave do t’u shkojnë vazjave që nuk kanë mundësi financiare për ta vazhduar shkollimin

• 50% të bursave do t’u shpërndahen vajzave që kanë sukses të shkëlqyeshëm e për të cilat bursa do të jetë inkurajim shtesë për vazhdimin e shkollimit.

Por jo vetëm kaq. Përmes biznesit që e menaxhojë dhe lidhjeve që kam në qytetin e Ferizajit e më gjerë do të angazhohem që kjo nismë e imja të përkrahet edhe nga bizneset tjera në mënyrë që bashkë ta krijojmë një Fondacion i cili do të sigurojë shumë më shumë bursa për shumë më shumë vajza në Ferizaj e komunat tjera të Kosovës.

Kjo nismë e ka dimensionin shtesë përveç arsimimit të vajzave dhe grave të Kosovës. Është pikënisje e mundësive tjera që duhet të krijohen për të garantuar trajtim të barabartë mes gjinive në Kosovë. E më e rëndësishmja nga to është barazia në punësim. Si deputete do të insistojë që të zbatohet me përpikmëri ligji për barazinë gjinore që kushtëzon punësim prej 50% të secilës gjini në secilin sektor. Kjo është shumë e rëndësishme në sektorin publik. Por është po aq e rëndësishme edhe në sektorin privat.

Duke ardhë nga fusha e biznesit unë e kuptoj anën dhe shqetësimet e punëdhënësit. Duke qenë grua unë e kuptoj pozitën e gruas. Prandaj do t’i bëjë bashkë këto dy karakteristika për ta ndryshuar gjendjen. Gjë më e rëndësishme për bizneset sot është që krahas obligimit ligjor për punësim më të madh të grave, obligim ky që do të sigurohem të zbatohet, të ndërtohen mekanizma institucional që i mbështesin bizneset për ta arritur këtë  barazi. Ato janë arsimi dhe trajnimi profesional i fuqisë punëtore. Bursat janë mjet që e sanon një gjë të tillë. Po ashtu lehtësirat tatimore për punësim në përgjithësi, e për punësimin e grave në veçanti. Unë këtë prioritet kam në jetë.

Dhe këtë prioritet do ta kem në Kuvend. Siç kam insistuar që të arrijë po aq e edhe më shumë se sa kanë arritur shoët e klasës në arsimim, siç kam insistuar të arrijë po aq sa vëllezërit e mi në biznes, siç insistojë të arrijë po aq sa arrijnë burrat në politikë, ashtu do të insistojë që të arrijnë gratë po aq sa arrijnë burrat në tregun e punës e në jetën shoqërore. Sepse rimëkëmbja nuk është vetëm e shtetit ose vetëm e ekonomisë – rimëkëmbja është rimëkëmbje e shoqërisë.

#PDK134

#AdelinaGrainca

#Rimëkëmbje

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img