16,04,2024

AAK dega në Ferizaj i jep besimin Xhavit Zariqit për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Must Read

AAK  në Ferizaj në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë vetëm me një kandidat.  Kandidati i cili do të përfaqësojë Ferizajn nga ky subjet politik është Xhavit Zariqi, kryetar aktual i këtij subjekti në Ferizaj  dhe Zëvendës Ministër në detyrë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Xhavit Zariqi përmes rrjetit social facebook.

Kjo është deklarata e plotë e tijë.

Të dashur qytetarë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se AAK dega Ferizaj më kanë propozuar për “Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. Falënderoj Kryetarin z.Haradinaj  dhe kolegët për besimin e dhënë.

Andaj, të nderuar qytetarë kërkoj besimin dhe përkrahjen tuaj, në mënyrë që të ju përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të qëndroj besnik ndaj juve dhe gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të vendit tonë. Suksese të gjithëve drejtë punëve dhe sfidave të mëdha që na presin.

Ju jam mirënjohës dhe falënderues!

Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj,

Xhavit ZARIQI.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img