25,04,2024

A mund ta shërojë kancerin helmi vdekjeprurës i një lloj merimange në Australi?

Must Read

A mundet helmi i merimangës ta shërojë kancerin? Helmi rrëshqitës e vdekjeprurës i merimangave që gjenden në Australi mund t’i vrasin qelizat melanoma, duke lënë lëkurën e shëndetshme dhe të padëmtuar.

Ky hulumtim tregon se është zbuluar se helmet nga merimangat vdekjeprurëse australiane, und të vrasin qelizat melanoma, kështu duke e lënë lëkurën totalisht të padëmtuar, përcjell Gazeta Express.

Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Berghoferit, gjeti një peptid nga helmi i një rrjete merimange. Nga analiza e kryer u gjet se helmi kishte veti anti-kancer që mund të vrasin qelizat e kancerit të melanomës.

“Ne kemi gjetur se peptidi australian ishte më i mirë në vrasjen e qelizave të kancerit të melanomës dhe i ndaloi ato të përhapeshin dhe gjithashtu nuk kishin efekt toksik në qelizat e shëndetshme të lëkurës”, tha për ABC News, studiuesja kryesore, Dr. Maria Ikonomopulou.

Trajtimi i ri i kancerit është marrë nga gjëndra e helmit të merimangës, por hulumtuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar nëse peptidi erdhi nga helmi ose gjaku i merimangës.

Dr. Ikonomopulou tha se ajo testoi peptidin kundër një komponimi të ngjashëm nga një merimangë braziliane, e cila gjithashtu kishte veti të anti-kancerit, në eksperimente laboratorike.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img