29,03,2024

A e dini se Albani dhe Mariami nuk janë të martuar? Ja arsyeja

Must Read

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj a e dini se nuk janë të martuar?

Po, çifti më i dashur i publikut shqiptar nuk janë të martuar edhe pse kanë 10 vite bashkë dashuri dhe kanë sjellë në jetë edhe një vajzë.

Si duket prindërit e Amelisë 2 vjeçe thjesht s’ndihen gati të bëjnë zhurmë mediatike, ndaj për momentin zgjedhin t’i përkushtohen vajzës së tyre.

“Në fakt, e kemi diskutuar shumë herë gjatë këtyre viteve. Por në radhë të parë, duhet të gjejmë kohën, sepse kemi patur shumë angazhime gjatë këtyre dy viteve.

Ne jemi edhe tipa të tërhequr, nuk jemi shumë për të krijuar gjithë këtë zhurmë.”, u shpreh ajo.

E ftuar në “Wake Up”, Cani shpjegoi se martesa për të duhet të vijë e natyrshme, dhe ende s’e kanë ndier ta bëjnë diçka të tillë.

Përveç kësaj, pas 10 viteve bashkë dhe një fëmije, nuk do të ndryshonte asgjë. Megjithatë, Miriam Cani shprehet se herët apo vonë, dasma do të vijë.

“Një gjë është e sigurt: një ditë do të bëhet. Por nuk na ka ardhur akoma ajo ndjesia, pra që të vijë natyrshëm. Në jetën tonë private, nuk na ndikon fare.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img