25,04,2024

A do të ulen pagat e sektorit publik, flasin nga ministria e Financave

Must Read

U raportu nëpër media se Ministria e Financave ka filluar me procedurat për uljen e pagave në sektorin publik, mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar nga kabineti i Ministrit, Besnik Bislimit.

Zëdhënësi për media nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini ka thënë se ende nuk ka asgjë rreth uljes së pageve të sektorit publik.

“Për momentin asgjë nuk është proceduar dhe se ne nuk kemi kerkar nga askush për të parë listën e pagave të sektorit publik”, ka thënë Shahini.

Ndonëse, Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmeruar pesë ditë më parë se nëse për shkak të Koronavirusi vazhdon kriza ekonomike, atëherë do të preken edhe pagat e sektorit publik, për të cilat ka paralajmëruar ulje.

“Nuk mundet kriza me vazhdu edhe dy muaj e ne mos me i prek edhe rrogat e sektorit publik”.“Ka opsione të ndryshme: Nëse ne themi jemi në muaj të mbijetesës, dhe jemi në muajt ku po punojmë vetëm me staf esencial, unë nuk e di pse mbijetesa duhet me qenë ndryshe për gjyaktës dhe ndryshe për një zyrtar financiar”.

“Një opsion mundet me qenë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përjashto sektorin e shëndetësisë dhe të policisë qe janë në angazhim maksimal e kanë pagën e njëjte 400 euro, 400 euro. Unë përsonalisht e kisha favorizu një opsion të tillë”, ka thënë Bislimi./insajderi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img