29,03,2024

500 nxënës të komunitetit pakicë ndihmohen me pajisje shkollore nga Këshilli i Evropës

Must Read

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Programin ROMACTED të Këshillit të Evropës ka përmbyllur me sukses projektin për ri-integrimin e komunitetit RAE në Komunën e Ferizajt, pjesë e Planit të Veprimit Lokal.

Projekti ka qenë i fokusuar në komunikimin shtëpi më shtëpi për fëmijët e komunitetit, në mënyrë që të rikthehen bankave shkollore. Për këtë komunikim kanë qenë të angazhuar tre mediator për 7 muaj radhazi. Gjysma tjetër e projektit ka përfshirë shpërndarjen e pajisjeve shkollore për 500 nxënës të komunitetit në gjitha shkollat në të cilat mësojnë këta nxënës.

Pajisjet shkollore janë shpërndarë nga shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, Selim Marevci si dhe zyrtari komunal Elbasan Osmani. Këto pajisje janë shpërndarë për nxënësit e shkollave “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Gjon Serreçi”,si dhe për nxënësit e shkollës së fshatit Mirash, Koshare, Dardani dhe Dubravë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img