25,04,2024

45 fermerë ferizajas bëhen me lopë qumështore

Must Read

Një ndër projektet më të rëndësishme të Drejtorisë së Bujqësisë për këtë vit ishte edhe furnizimi i fermerëve ferizajas me lopë qumështore.

Sipas drejtorit Ismet Vranovcit ky projekt është finalizuar në mënyrën me të mirë të mundshme ku janë ndarë 88 lopë qumështore për 45 fermerë.

“Prej tyre 43 fermerë kanë përfituar nga dy lopë qumështore, kurse dy fermerë kanë përfituar nga një lopë qumështorë, kur them me nga një lope qumështore, ne kemi një marrëveshje me Drejtorinë e arsimit për t’i ndihmuar nxënësit e shkollës së agrobiznesit që janë nxënësit më të mirë dhe është dashur që ata të aplikojnë në emër të prindërve për shkak të asaj se nuk e kanë pasur moshën madhore”, ka thënë drejtori Vranovci duke shtuar se projekt tejet i rëndësishëm ka qenë edhe ai që është bërë në bashkëpunim me organizatën për zhvillim rural “Mështjerra”, projekt ky që ka qenë që nga viti i kaluar si donacion ku ka qenë pasimi i dhuratës ku kanë përfituar 10 fermer nga një lopë qumështore.

“Presim që gjatë javës së ardhshme të nënshkruajmë edhe një kontrate me këtë organizate ku do të përfitojnë edhe 30 fermerë me nga një lopë qumështore, kurse si projekt të finalizohet në fund të muajit dhjetor. Ne falënderojmë edhe drejtoreshën e kësaj organizatë Florentina Kida për bashkëpunimin e mirë që e kemi”, ka thënë drejtori Vranovci.

Projekt tjetër me rëndësi që po zhvillohet në kuadër të kësaj Drejtorie edhe projekti i komtave për fermerët ferizajas, projekt ky që është tre vjeçare.

“Për këtë vit i kemi të ndara 147 mijë euro, nga këto kanë përfituar 16 fermerë prej tyre 5 janë komercial, kurse të tjerët janë fermerë familjar që kanë përfituar nga këto subvencione ku gjithsejte vlera e tyre deri në këtë moment është mbi 300 mijë euro që janë dhënë mjete në Komunën e Ferizajt, kurse kamata që është paguar është 65 mijë euro. Është numër jashtëzakonisht shumë i madh dhe që presim që brenda këtij viti të realizohet edhe ky projekt i cili pritet të shkoj mbi 1 milion euro mbi subvencionimin e fermerëve”, është shprehur drejtori Vranovci.

Projekti tjetër i cili është shumë i rëndësishëm për fermerët ferziajas është projekti i furnizimit të fermerëve më fidanë të mjedrës, ku ky projekt pothuajse është realizuar një pjesë e tij, për shkak të asaj që presim që gjatë kësaj javë të realizojmë edhe pjesën tjetër.

U bë e ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet furnizimi i fermerëve ferizajas edhe me kulturën e mjedrës ku pritet të përfitojnë 50 fermerë ku do të mbjellin nga 20 ari sipërfaqe të tokës më këtë kulture.

“Gjithsejte 50 fermerë me nga 20 ari, do t’i shtohen 10 hektarë me kulturën e mjedrës do ti shtohen Komunës së Ferizajt”, tha drejtori.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt për këto nëntë muaj ka bërë edhe subvencionimit e fermerëve edhe me makina mjelëse, sistem të ujitjes pikë-pikë si dhe së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të bëjnë edhe shpërndarjen e drunjëve të konfiskuara për familjet me nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img