29,03,2024

44 viktima të dhunës në familje të strehura në Ferizaj gjatë 2019, aktivizohen institucionet e përkujdesit social

Must Read

Dhuna në familje ishte temë e diskutimit këtë paradite, mes akterëve të rëndësishëm lokal që përfaqësojnë institucionet e ekzekutivit komunal, ato sociale, të sigurisë, drejtësisë dhe të shoqërisë civile.

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje që paraqet themelatën ndërinstitucionale për trajtimin e këtij fenomeni diskutoi raportin vjetor të punës në këtë drejtim dhe masat e ndërmarra nga institucionet gjegjëse në parandalimin e dhunës në familje në gjithë Rajonin e Ferizajt.

Nënkryetari i Komunës, njëherit edhe koordinator i këtij Mekanizmi, Naim Ferati tha se ekzekutivi komunal ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në adresim të kësaj problematike, duke mobilizuar gjithë infrastrukturën e duhur sociale në përgjigje nevojave që derivojnë nga ky fenomen. Ai shtoi se edhe mbështetja për grupet e ndryshme sociale si dhe mbështetja direkte për viktima të dhunës në familje, nuk ka munguar nga Komunën e Ferizajt përgjatë gjithë vitit 2019.

Të pranishmit tjerë, pjesëmarrës në këtë takim vjetor që për synim kishte të bënte bilancin e veprimeve institucionale për këtë fenomen dhanë raportet dhe analizuan gjendjen në sektorët që i takojnë. Nga strehimorja e viktimave të dhunës në familje “Shtëpia Ime” u njoftua se gjatë vitit 2019 e deri më tani ishin 44 raste të cilave i është ofruar strehimi dhe gjithë programi i rehabilitimit. Statistikë të përafërt patën edhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, ndryshe nga ajo e Prokurorisë së Shtetit që u deklarua se ishin 162 raste të regjistruara të dhunës në familje të proceduara penalisht në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Përfundime të këtij takimi për këtë fenomen mjaft të ndjeshëm për shoqërinë dhe gjithë institucionet shtetërore dolën ato të sferës së vetëdijësimit më të lartë shoqëror që ka bërë rritjen e denoncimeve të rasteve të tilla, si dhe nevoja për një stabilitet të qëndrueshëm financiar si dhe koordinimin më të thelluar mes institucioneve përgjegjëse për trajtimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img