26,04,2024

40 shtëpi iu dhuruan familjeve ferizajase në nevojë, vitin e ardhshëm ndërtojmë edhe 15 shtëpi

Must Read

Shoqata e bëmirësisë, “Jetimat e Ballkanit”, e ka shënuar këtë të premte 12-vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast është njoftuar që familjeve skamnore do t’iu dhurohen 149 shtëpi.

148 shtëpi, dhe një banesë janë dhuruar në ceremoninë e organizuar nga “Jetimat e Ballkanit” në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës, ku prezent ishin personalitete të shumta.

Në këtë ceremony të dhurimit të shtëpive ka marrë pjesë edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Me këtë rast kryetari Agim Aliu ka falënderuar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga humanisti i dalluar, Halil Kastrati

“Në 12 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, të udhëhequr nga humanisti i dalluar, Halil Kastrati, kisha kënaqësinë të isha sot, bashkë me kolegë kryetarë, ish kryetarë komunash dhe ish Kryeministrin Haradinaj, pjesë e ceremonisë ku u ndanë 149 shtëpi për familjet në nevojë, një hise të kontributit të së cilës ka edhe Komuna e Ferizajt dhe bizneset shembullore ferizajase.

Me dy memorandumet që kemi lidhur me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, janë ndërtuar 40 shtëpi për familjet ferizajase në nevojë, për të vazhduar vitin e ardhshëm edhe me ndërtimin e 15 shtëpive tjera, që rrumbullaksojnë 55 shtëpi për familjet ferizajase në nevojë. Të bashkuar, zemërpastër e me qëllime të tilla fisnike, secili mund të kontriboj edhe më shumë. T’i gëzojnë familjet ferizajase dhe gjithë të tjerat, shtëpitë e dhuruara” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img