20,04,2024

4 truke si të trajnoni fëmijën të mos lagë dyshekun natën

Must Read

Më në fund ia dolët t’i hiqnit pelenat fëmijës dhe t’i mësonit uturakun? Prisni, keni ende rrugë përpara. Kjo është faza e parë e trajnimit, pasi ju mbetet edhe një detyrë tjetër e cila kërkon edhe më durim.Të mësoni vogëlushin tuaj të mos lagë dyshekun natën! Kontrollimi i fshikëzës së urinës është i pavetëdijshëm gjatë natës për fëmijët e vegjël, por nëse ju ndiqni një rutinë përpara kohës së gjumit do t’ia arrini shumë shpejtë me suksese të mësoni fëmijën të mos lagë dyshekun.
Mos u shqetësoni
Kjo gjë u ndodh të gjithë fëmijëve edhe kur ndoshta ata mund të jenë më të mëdhenj se 5 vjeç. Sipas American Academy of Pediatrics, 20 përqind e pesë-vjeçarëve dhe 10 përqind e gjashtë-vjeçarëve e lagin shtratin Ndonëse në shumicën e rasteve ky është një problem që kalon vetë, Living do t’ju tregojë disa strategji si të përmirësoni situatën.
Elimioni pijet përpara kohës së gjumit
Kjo do të thotë se nuk ka kakao të ngrohtë pak minuta para orës së gjumit apo pije të tjera të sheqerosura. Mjekët pediatër nuk rekomandojnë kufizimin e lëngjeve, pasi dehidratimi përkeqëson gjendjen, por prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët të pinë lëngje gjatë ditës në mënyrë që të jenë më pak të etur në mbrëmje.
Rutina e të shkuarit në tualet
Duhet të jetë prindi, ai që në një mënyrë i mëson fëmijës zakonet e të shkuarit në tualet. Pasi fëmija të ketë hequr pelenat duhet ulur në tualet çdo 3 orë.
Kontrolloni nëse fëmija juaj është kaps
Kapsllëku është një shkak i zakonshëm i problemeve të fshikëzës (që ndikojn tek rreth një e treta e fëmijëve që lagin shtratin, sipas Klinikës Cleveland). Nëse dyshoni se kjo mund të jetë një arsye duhet të flisni me pediatrin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img