20,04,2024

22 të vdekur e 1.894 raste me COVID-19 sot në Kosovë. Në Ferizaj 131 raste

Must Read

Edhe 22 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1894 raste të reja pozitive, bazuar në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën.

Rezultatet e reja kanë dalë nga testimi i rekord 14 mijë e 284 mostrash.

Me shtimin e rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në vlera rekorde prej 27 mijë e 404.

Me vdekjen edhe të 22 personave në valën e fundit, vetëm në katër ditët e fundit shifra e vdekjeve ka shkuar në 104.

Dy nga të vdekurit e regjistruar sot janë të grupmoshës 30-39-vjeçare, një i grupmoshës 40-49-vjeçare, gjashtë të grupmoshës 50-59-vjeçare, pesë të grupmoshës 60-69, dhe nga katër të grupmoshave 70-79 dhe mbi 80.

Sa i përket rasteve të reja, prin Prishtina me 285 sosh.

Ndërsa në shifra totale, që nga fillimi i pandemisë betejën me virusin e kanë humbur 2525 persona. Janë regjistruar 146 mijë e 880 raste, ndërsa janë shëruar 116 mijë e 951 persona.

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka thënë se muajin gusht e kishin filluar me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojnë me 31% të popullatës të vaksinuar.

“Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit. Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021)”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img