20,04,2024

Trashëgimia Kulturore e Ferizajt

Must Read

        Trashëgimia kulturore materiale dhe jomateriale (shpirtërore) përbën bazën e hulumtimeve dhe studimeve që kanë të bëjnë me identitetin e  një populli  dhe më gjerë. Trashëgimia kulturore e Kosovës, përmban një mozaik të pasur nga  trashëgimia arkeologjike, arkitektonike, religjioze, shpirtërore dhe peizazheve natyrore, të gjitha këto të mbledhura së bashku përbëjnë një thesar rëndësishëm trashëgimor, që e karakterizon një vend që përfaqëson kulturën dhe lashtësinë e tij, në këtë rast kemi të bëjmë më trashëgiminë  kulturore  regjionit të  Ferizajt, e cila është njëra ndër trevat më të pasura në Kosovë. Ajo fillet e saja  i datojnë  që nga  koha e neolitit të hershëm, duke na  ofruar të dhëna së gjurmët e civilizimit na shpijnë në mijëvjeçarin e VI-të, p.e.s, ku informacionin e nevojshëm na ofron kultura materiale duke na informuar për një trevë të pasur me një numër të madh lokalitetesh dhe vendbanimesh të hershme. Këtu vlen të përmenden gërmimet e fundit arkeologjike, ku na sjellin në pah një thesar të pasur trashëgimor. Në një regjion i cili kërkon një vëmendje më të madhe për të sjellë në sipërfaqe shumë artefakte arkeologjike të cilat i përkasin periudhave të hershme parahistorike dhe historike.

     Këto  lokalitete na  ofrojnë të dhëna, për një kontinuitet që tregon se kjo rrethinë e Ferizajt,  banuar  thuajse në çdo periudhë kohore nga popullsia dardane e cila në shekullin e IV p.e.s  e  ndërtoi një mbretëri të fuqishme në territorin  e sotëm të Kosovës dhe viseve rreth saj. Andaj në këto anë hasim edhe gjurmë të Dardanisë, më pas të krishterimit të hershëm, po ashtu të periudhës mesjetare dhe asaj bizantine e deri në periudhën e kohës së re.

Lokalitietit neolitik i Varoshit

Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Megjithëse këtu ende nuk janë zhvilluar sondazhe dhe gërmime të mëdha arkeologjike, në disa raste kanë dalë gjurmë të fragmente të ndryshme të qeramikës neolitike, kryesisht zbuluar rastësisht gjatë punimit të bujqësore; material ky në pjesën më të madhe i lëvizshëm arkeologjik që dëshmon gjurmët e një vendbanimi të hapur tipik për periudhën neolitike  që korrespondon me  dy kulturat, si të Starçevës ashtu dhe të Vinçës. Gjatë vitit 2011 në disa parcela të këtij lokaliteti arkeologjik u zhvilluan disa incizime gjeofizike, të cilat reflektuan struktura të nëndheshme që mbase mund të indikojnë gjurmë të “banesave” neolitike. Pjesë e rëndëishme e kulturës materiale të ketij fshati ishte padyshim Figurina(Idhulli) antropomorfe e cila i takon neolitit të hershëm përkatësisht mijëvjeçarit të VI p.e.s për të dëshmuar se kjo trevë e Ferizajt, është  njëra ndër trevat mëtë pasura dhe mëtë lashta në tërë Kosovën, ishte e banuar në vazhdimësi.

Po ashtu vlen të theksohet se në kuadrin e gërmimeve të bëra në disa lokalitetesiç ishte rasti me gërmimet në lagjen musajve tregon për ekzistencën e gjurmëve që shpiejnë drejt “banesave” neolitike. Po ashtu në këtë vendbanim neolitik do të kemi edhe gjetjen e sëpatave prej guri dhe enëve të ndryshme të punuara nga argjila të cilat i përkasin periudhës së neolitit të vonë, duke na ofruar një informacion të rëndësishëm për trevën e Ferizajt.

Enë të ndryshme të gjetura në lokalitetet e Varoshit(Lagjia Krosa, Arat e hetajve, Lagjia e musajve) tregojnë për një lashtësi dhe njëkohësisht për një  thesar të pasur trashëgimor i cili prezantohet në muzeun e qytetit të Ferizajt. Duke ju ofruar vizitorëve një informacion të rëndësishëm lidhur vlerat e trevës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img