26,04,2024

18 vjeçari që u bë milioner nga Bitcoin

Must Read

Tre vite më parë kur ishte vetëm 15 vjeçar, Eddy Zillan, investoi kursimet e tij të mbledhura gjatë jetës në valutën virtuale Bitcoin dhe tërhoqi vëmendjen e shtypit amerikan pasi fitoi më shumë se 1 milion dollarë në sajë të rritjes shpërthyese të monedhës virtuale.
Zillan filloi blerjen e monedhës me një vlerë të vogël prej 100 dollarë. Në vetëm disa orë, investimi i tij u rrit me 10 dollarë.

Më pas filloi blerjen e monedhës digjitale në shuma më të mëdha duke përdorur paratë nga kursimet.

Së pari, vlera e investimit ishte 100, më pas 1.000 dollarë. Pastaj 5.000 dollarë. Dhe krejt në fund adoleshenti i vuri të gjitha kursimet e tij prej 12 dollarëve në Bitcoin, shkruan CNN.

Bitcoin ka qenë një mori e sukseseve për shumë njerëz dhe njëri ndër ta është edhe 18 vjeçari Zillan. Investimin në Bitcoin e kishte bërë tre vjet më parë.

“Kam rrezikuar gjithçka”, ka thënë ai.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img