18,04,2024

Drejtoria e Bujqësisë mbështet shkollën e Agrobiznesit në Ferizaj

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, këtë të enjte ka vizituar shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Gjatë kësaj vizite Bjarami i ka ofruar mbështetje kësaj shkolle dha ka shprehur gatishmërinë e drejtorisë që ai drejton për një bashkëpunim dhe ndihmë më qëllim të krijimit të kushteve që nxënësve të kësaj shkolle tu ofrohen kushte sa më të mira në përgatitjen e tyre profesionale.

“Drejtori e Bujqësisë e ka prioritet përgatitjen e kuadrove të reja dhe aftësimin e tyre profesional për tregun e punës. Jemi të interesuar që nga kjo shkollë përmes krijimit të kushteve të dalin kuadro të cilët do të jenë të gatshëm që të ndihmojnë ekonominë ferizajase,ekonomitë e tyre familjare po edhe këta nxënës pas kryerjes së kësaj shkolle të mos e kenë më problem punësimin” ka thënë Bajrami.

Bajrami me bashkëpunëtorë ka vizituar kabinetet, mini pemishten dhe serrat e kësaj shkolle dhe kanë evidentuar të gjitha nevojat e kësaj shkolle për krijimin e kushteve për zhvillimin e mësimit praktikë dhe realizimin e planprogramit mësimorë.
“Gjatë vizitës sonë kemi evidentuar se serrat kanë nevojë për riparime,ku njëra prej tyre është dëmtuar nga erërat e fundit në Ferizaj, si dhe ngritjen edhe të një serre të re. Por ne nuk do të ndalemi me kaq. Sa herë që të paraqitet nevoja ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë shkollën edhe nxënësit që tu ofrojmë kushte sa më të mira, se nga këtu pritet të dalin kuadro të cilët do të ngrisin prodhimtarinë bujqësore në rajonin e Ferizajt” ka thënë Bajrami.


Këtë përkrahje e ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë”Zenel Hajdini” Abdullah Imeri, i cili ka falënderuar drejtorin Burim Bajrami për gatishmërinë e tij për të ndihmuar këtë shkollë.
“Gatishmëria e drejtorit Bajrami për ndihmë shkollës sonë është një shtytje që edhe ne si staf i shkollë të arsyetojmë këto investime dhe një obligim më shumë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona profesionale që nga kjo shkollë të dalin kuadro të përgatitura sa më mirë dhe profesional” ka thënë Imeri.

Drejtoria e Bujqësisë ditë më parë në oborrin e kësaj shkolle ka mbjellë edhe 41 fidane të drunjve dekorativ.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img