19,04,2024

A i duhet vendit një Gjon Rambo

Must Read

Se di pse e nisa kështu, por sigurisht i rebeluar, me arsye të plot, i vetëdijshëm.
Kaluan afër dy dekada, veteranet e Kosovës (prej vërteti), ata që bënë shumë për lirin e vendit, ata që kujtohen si hero të gjallë vetëm atëherë kur ju nevojitet ndonjë individi, kanë mbetur nën mëshirën e kohës, të shtypur, të injoruar, jo të barabartë në shoqëri, për arsye të keq-politikës në vend, disfaksionet, divergjencat që kanë partitë e skenës politike, qoftë ata në pozitë apo opozitarë, qoftë të dalë nga lufta apo ajo pacifiste, me politikat e tyre të ndyra kanë lënë këtë kategori njerëzish në asistencë sociale.
Nuk dua të shkruaj për ata luftëtarë që u buzëqeshi fati, jeta u solli rehati shpirtërore, qëndrueshmëri ekonomike, pushtet, pozita e vend të respektuar në shoqëri, pasi që numri i tyre është mjaft i pakët dhe i numërueshëm me gishta.
Nuk dua të shkruaj për ata individ (profitera), të cilët në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bënë të pushtetshëm, në pozita udhëheqëse nëpër dikastere të ndryshme qeveritare, ani pse dikur këta individ urrenin UÇK-në dhe akterët e saj, shpifnin kundër tyre, e sot duke qëndruar afër disa njerëzve me ndikim, vlerësohen lartë në raport me një veteran të sinqertë, edhe për gjërat nëse duhet të jenë jo për publikun.
Nuk dua të shkruaj edhe për ata individ, të cilëve statusi i veteranit u erdhi dhuratë i në zarf, nga të afërmit që kishin njohuri me ata, përkundër asaj që nuk ishin në luftë, të cilët kishin ikur nga vendi atëherë kur ishte e nevojshme prezenca e tyre, por lanë vendin, pasurin në dorën e armikut shekullor, e që sot pa fije turpi na qenkan veteran të UÇK-së. Thuhet se marrja nuk e ka mbytur askënd, e nuk ka për ti vrarë edhe këta, por jam i bindur thellë se një ditë kanë për të paguar.
Dua të shkruaj për ata luftëtarë të sinqertë, që ju përgjigjen kushtrimit të atdheut me kohë, që dhanë mundin, djersen, copëza trupi, e besa edhe jetën, për të frymuar shqip, për t’folur shqip, pavarësisht ngjyrës apo racës që kemi.
Për dy dekada pas luftës së UÇK-së, institucionet e vendit nuk ishin në gjendje të merren me rehabilitimin e veteranëve, nuk e panë të udhës të merren me rehabilitimin e traumave që kishi pësuar nëpër beteja. Është më se e vërtet, se të gjithë ata luftëtarë lire kanë doza të ndryshme traumash, kush më shumë e kush më pak, por prapë se prapë, ata janë të heshtur, jo të zëshëm për të drejtat e tyre, sepse bartin në vete krenarinë kombëtare. Këta të gjorë, ende presin që një ditë shteti për të cilin luftuan ka për ta kthyer vëmendjen nga ata, sepse në idealin e tyre të luftës ishte shtet-formimi, ku çdo njeri do të gëzonte vendin e tij, pavarësisht kësaj periudhe dy dekadëshe ku ishin përbuzur në vazhdimësi, e besa me raste edhe mohim të të drejtës së tyre.
Për të qenë korrekt me opinionin, ka pasur iniciativa të zbehta në këtë drejtim, jo në shenjë mirënjohje e respekti për këta individ, sa për opinione e teke individuale, për ta mbushur shtypin e portalet, duke promovuar individ të caktuar, por asnjëherë iniciativë të sinqertëë shtetërore për të qenë pranë këtyre njerëzve, të cilët sot jetojnë në asistencë sociale, pa pasur mundësi të tjera.
Kam frik se mund të vije deri te një rebelim i përgjithshëm i veteranëve, i ngjashëm sikur në disa vende të tjera kur ju mohohej e drejta e tyre në shtetet prej nga ishin. Kjo gjendje e ditëve të sotme, mundë të nxisë urrejtje tek veteranët, të cilët edhe mundë të shndërrohen në kriminel ordiner, larg qoftë, por durimi ka filluar ti vije fundi.
Veteran të nderuar, vëllezër e motra të vijave të frontit, të shpresojmë se një ditë dielli ka për të na ngrohur edhe ne.
Çlirimtarë, GËZUAR 2018.
Shkruan: Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img