20,04,2024

Salihu në mesin e legjendave të UFC. Takoi ushtarët për pjesëmarrje në ICF – Ferizaj

Must Read

Promotori i evenimentit humanitaro sportiv – ICF në Ferizaj, Avdyl Salihu, të martën ishte mysafir special në bazën ushtarake Bondsteel ku nga afër ka njoftuar edhe katër luftëtarët e njohur nga njëra prej ligave më të forta në botë UFC, Diego Sanchez, Marko Munoz, Tom Lawer dhe Sam Alvey.

Salihu në këtë vend ka shkuar për të biseduar me ushtarët që të jenë pjesë e evenimentit të madh humanitar që po zhvillohet në Kosovë më 29.12.2017, ku të njëjtit kanë shprehur shumë interesim për të kontribuar edhe ata sado pak më një spektakël të tillë. Kështu, që sipas promotorit tani pritet vetëm leja speciale nga komanda sepse ligjet ushtarake nuk parashikojnë paraqitjen e ushtarëve të tyre në evente sportive.

“Isha i respektuar nga zotëri Jay DeBouse, i cili dikur ka qen një sportist i madh kurse tani një ushtarak i cili merret me përgatitjen e ushtarëve në aspektin sportiv dhe fizik. Ai më ftoi nga afër të jem pjesë e një mini seminari ku u paraqitën katër luftëtarët e njohur nga njëra prej ligave më të forta në botë UFC, Diego Sanchez, Marko Munoz, Tom Lawer dhe Sam Alvey ku edhe pata rastin të shkëmbej disa mendime rreth sporteve luftarake nga vendi prej nga vijnë. Ata përgëzuan nisjen tonë për të organizuar evenimente të tilla në Kosovë dhe thanë se një ditë ndoshta edhe ata do të kontribuojnë në një formë, ku edhe u shpreha falënderim. Nga ana tjetër, ushtarët ishin të interesuar të marrin pjesë në këtë spektakël humanitaro sportiv dhe tani presim vetëm dritën jeshilë nga komanda supreme sepse ushtria ka disa ligje ku frikohen mos po lëndohet ndonjë ushtar, por ata na premtuan se prapë se prapë do të mbështesin këtë eveniment edhe me forma tjera ndër to edhe me pjesëmarrjen e tyre direkte për të përcjell ndeshjet”, thotë Avdyl Salihu.

Ndryshe, ai zbulon se DeBouse e ka ftuar atë sërish të jetë mysafir i tij në bazën Bondstil por tani për të zhvilluar një mini seminar në Mundje, pasi dihet se Salihu është trajner i njohur i mundjes ku dikur ka udhëheq edhe një klub mjaft të suksesshëm Hedis si dhe ishte trajner i reprezentacionit të Maqedonisë për junior por edhe dy vite ishte trajner në MMA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img