25,04,2024

Në Ferizaj mbahen garat në gjimnastikë

Must Read

Ferizaj.18.11.2017. Për herë të parë pas afër 40 vjetësh, sot në Ferizaj është mbajtur gara në gjimnastikën artistike, e cila është organizuar nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës dhe Akademisë së Gjimnastikës së Ferizaj, në të cilën janë përfshi tetë ekipe nga të gjitha vendet e Kosovës.

Kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës Besim Halili, tha se ky sport është specifik dhe nuk mungon as potenciali i të rinjve, por duhet përkrahje dhe investim.

“Duhet shumë punë nga profesionistët dhe përkrahja, e sidomos këta fëmijë që janë këtu duhet me pas përkrahje, salla me i plotësu kushtet pasi janë veglat të cilat janë para luftës së Kosovës, aty këtu janë bërë disa investime, por nuk janë adekuate për këtë sport, FGJK është përfaqësu në Gjeorgji me dy gjimnastë para dy viteve, por e kemi parë që ende nuk jemi në nivelin e duhur, prandaj na duhet të bëjmë shumë punë”,tha Besim Halili.

Ndërsa, kryetari i Akademisë së Gjimnastikës në Ferizaj Jetish Hetemi, tha se Ferizaj ka mjaftë talentë të këtij sporti.

“Kjo garë është shumë e mirë për rininë e Ferizajt, më mirë është me u marrë me aktivitete sesa me u end rrugëve, në Ferizaj ka interesim të madh, në klub janë afër 30 garues dhe po na shkon shumë mirë”,tha Jetish Hetemi.

Kurse, gjyqtari i kësaj gare Mustafë Aliu, u shpreh i kënaqur me potencialin e të rinjve pjesëmarrës.

“Në bazë të kushteve që ne i kemi janë potenciale që japin shanse që të arrihen shumë më shumë, por është proces i gjatë, gjimnastika është shumë kompleksive, por megjithatë hapat janë inkurajues dhe ka mundësi të arrihet shumë”, tha Aliu.

Në këtë garë që u mbajt në shkollën ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj, nuk munguan as shikuesit që ishin mjaftë të shumtë në numër, ndërsa për garuesit u ndanë medalje dhe mirënjohje, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img