25,04,2024
Must Read

Hulumtimet tregojnë se gati 90 për qind e njerëzve të paktën një herë në jetë e përjeton eksperiencën e një sulmi të panikut.

Një ndjenjë e pakëndshme frike, pafuqisë, pasigurisë, e cila zakonisht ndjek humbjen e ajrit, marramendjen dhe rrahje të shpejtë të zemrës, në kohën e sulmit, e paralizon të gjithë trupin. Pavarësisht ndjenjës së tmerrshme, sulm i panikut është vetëm një ndjenjë e rastit dhe më e rëndësishme është që sa më shpejt të qetësoni sistemin nervor.

Disa prej këtyre këshillave mund t’ju ndihmojnë që më lehtë dhe më shpejt të kapërceni këtë përvojë të pakëndshme.

Frymarrja nga stomaku

Në momentin e sulmit të panikut duhet frymë “nga barku” ose diafragma, jo nga gjoksi, sepse kjo mund të përkeqësojë sulmin. Nëse e gjeni veten në këtë situatë, duke marrë frymë nga stomaku, vendosni duart në brinjët e poshtëm që të ndjeni se si ngriten dhe ulen. Përqëndrohuni në frymarrjen tuaj, ndërsa ju e bëni këtë mund të numëroni për t’a bërë më të lehtë dhe në këtë rast zgjateni më shumë kohën kur qitni frymën se kur e merrni.

Uluni

Gjatë sulmit, ankthi dhe frika, në të shumtën e rasteve, bën që të rritet panika edhe më tej dhe fillon ecja me shpejtësi, e kjo është e gabuar, thonë ekspertët. Me ecje të shpejtë e përshpejtoni punën e sistemit autonom nervor dhe gjendja juaj bëhet edhe më e keqe. Në kohën e sulmit më së miri është që të uleni sepse ashtu gradualisht do të qetësoni sistemin tuaj nervor.

Mendime të këqia

Kur ju kapë paniku është e vështirë të mos mendoni për atë që po ndodh dhe të mos imagjinoni skenarin më të keq, por vetëm atëherë gjëja më e rëndësishme është heqja e mendimit tuaj për sulmin dhe mendoni diçka që nuk ka të bëjë asgjë me të. Mendoni për një ngjarje të këndshme, kështu që do të qetësoheni nga shqetësimi që çoi në një sulm paniku. Nëse kjo nuk ka sukses, përqëndrohuni dhe numëroni prapa prej numrit 100.

Shmangni shkaktarin

Stimulues të tillë si kafeina ose nikotina konsiderohen si një nga shkaktarët për një sulm paniku, kështu që ekspertët rekomandojnë që t’i shmangni sa më shumë që është e mundur, veçanërisht nëse sulmet ju ndodhin shpesh.

Pini çaj

Për të lehtësuar ankthin rekomandohet konsumimi i anksiolitikëve natyrorë, të tillë si çaji i kamomilës apo balsami, që veprojnë si qetësues

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga,emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë,Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me kontributin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img