20,04,2024

14 të vdekur nga aksidentet në trafik në rajonin e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.29.12.2017. Policia Rajonale e Ferizajt, raportoi për punën një vjeçare të saj. Drejtori i Policisë në Ferizaj Gazmend Hoxha, tha se në vitin 2017 kanë ndodhur 2 vrasje, ndërsa në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 14 persona në regjionin e Ferizajt.

Ndër të tjera, Hoxha iu përgjigj edhe ankesave të qytetarëve për mos shkuarje me kohë të Policisë nëpër vendngjarje. Në rastin e fundit të plagosjes së një personi në argjendarinë ‘’Beni’’ në Ferizaj, policisë iu deshën rreth 15 minuta kohë të arrijë nga Stacioni deri tek rruga ‘’Dëshmorët e Kombit’’. Lidhur me këtë, Hoxha thotë se qëllimi i Policisë ka qenë t’i ndjekë grabitësit e jo vendin e ngjarjes.

“Rasti për të cilin po flisni është rast shumë i rëndë, kemi një qytetar që është plagosur në këtë incident, policia ka marr informacion shumë shpejt nga qytetarët, informacionet që kemi pranuar fillimisht kanë qenë që kemi persona të armatosur dhe persona të maskuar që kanë ikur nga qyteti, ne përveç ardhjes në vendin e ngjarjes kemi obligime të tjera, planet tona parashohin bllokimin e qytetit, sepse qytetarët kanë raportuar se ka ikur makina nga vendi i ngjarjes dhe ne jemi vënë në ndjekje të makinës dhe jo vendit të ngjarjes, ideja jonë ka qenë bllokimi i qytetit dhe makina për këtë arsye është djegur, e cila është përdorur për grabitje, aftësia e policisë ka bërë që makina mos me arrit me u lagu nga qyteti, pra nuk ka pasur vonesë në vendin e ngjarjes, por ka pasur reagime sipas planit që kërkohet nga policia, mandej hetuesit dhe krimteknika kanë kry punë e vet duke procedu gjithçka që kanë gjetur në vendin e ngjarjes duke përfshi gjurmët në vendin e ngjarjes, gëzhojat, kamerat e sigurisë, dëshmitarët e tjera”,tha Hoxha.

Ndërsa, sa i përket rasteve të vjedhjeve, Hoxha tha se shumica prej tyre zbulohen, mirëpo për të gjitha këto u duhet edhe ndihma e qytetarëve.

“Normalisht që në polici raportohen shumë raste, nuk ka polici në botë që arrin qind për qind t’i zbuloj të gjitha rastet, edhe ne një numër të madh të rasteve të vjedhura i kemi zbuluar, e pamë që është edhe prioritet për vitin e ardhshëm parandalimi dhe luftimi i rasteve të vjedhjes dhe nëse pyesim qytetarët që janë zbuluar rastet janë të kënaqur, por ka edhe qytetarë që rastet nuk janë zbuluar dhe ata janë të prekur dhe për neve është një brengë dhe punojmë që ato mos të ndodhin fare, ndërsa ato që ndodhin me u përkushtua maksimalisht që hetuesit t’i zbulojnë, por për raste të tilla neve na u duhet edhe ndihma e qytetarëve dhe kritikat që bëhen na ndihmojnë me u përmirësua procedurat tona të punës dhe nëse ka nevojë edhe hapësirë me marr ndonjë përgjegjësi në qoftë se dikush nga ne ka mospunë ose mos përgjegjësi”, theksoi Hoxha.

Në këtë konferencë për media, u tha se prioritet i Policisë së Ferizajt në vitin e ardhshëm do të jetë përmirësimi i sigurisë së përgjithshme të qytetarëve, parandalimi i veprave kriminale, me theks të veçantë veprat kundër pasurisë së paligjshme, ngritja e nivelit të zbulueshmërisë së veprave penale, sigurimi në trafik, parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit e dukurive të tjera, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img