29,03,2024

​Nxirret trupi i 47 vjeçarit nga Vitia që ra në greminë me veturë

Must Read

Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë është tërhequr nga gremina ku kishte rënë me veturën teksa po kthehej nga Hani i Elezit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur FSK-ja e cila së bashku me Policinë e Kosovës ka ndihmuar në tërheqjen e tij.

“Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr një person pa shenja jete, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Trupi I pajetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.

Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë ishte zhdukur nga data 14 janar.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Sipas familjarëve personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.

Por nga ai çast e deri më sot nuk ishte ditur për fatin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img