Kultura-Arti

​Arsyeja e çuditshme që nuset qëndrojnë në anën e majtë të altarit


Publikuar më:


Sezoni i dasmave tashmë është thuajse drejt fundit, me përfundimin e verës që zakonisht shoqërohet me rënie të numrit të dasmave.

Nëse e keni vërejtur, dhëndri zakonisht qëndron në anën e djathtë, kurse nusja në anën e majtë. Duket se pozitat e tilla nuk janë aspak romantike.

Kjo traditë daton nga shekulli i 16-të dhe ka për bazë një praktikë alarmuese të quajtur “martesa nga grabitja”- në fakt, “tradita” e grabitjes së nuses, qëndron në thelb të kësaj. Në atë kohë, burrat shpesh kidnaponin vajzat për t’i bërë ato nuse-gjë e cila mund të shkaktonte skenarë të ndryshme, varësisht nga reagimet e familjes së vajzës.

Andaj, në rast se familja e vajzës do të vinte për ta shpëtuar atë në kishë, dhëndri kishte nevojë për dorën e djathtë të mirë, që ta merrte shpatën dhe të mbrohej për vete, si dhe ta mbronte nusen e grabitur, raporton Mirror UK, përcjell KosovaPress.

Shumë çifte e ndjekin edhe sot këtë traditë, me gjasë sepse nuk i kanë kushtuar edhe aq vëmendje prejardhjes së saj

To Top