28,03,2024

​SBASHK-u nuk i zëvendëson orët e humbura në grevë – sot nuk është mbajtur mësimi në shkolla

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nga raportet e arritura nga komunat e Kosovës vërehet se shumica absolute e shkollave sot nuk kanë punuar.

Nëpërmjet një komunikate për media SBASHK-u bën të ditur se kryesia e tyre ka komunikuar vazhdimisht me kryetarët e kuvendeve sindikale komunale në tërë Kosovën për t’u informuar me situatën aktuale sot në institucionet arsimore të Kosovës.

“Nga raportet e arritura nga komunat e Kosovës vërehet se shumica absolute e shkollave të Kosovës sot nuk kanë punuar. Kjo do të thotë se ato respektojnë në tërësi vendimin e Këshillit Drejtues që orët e humbura të grevës të mos kompensohen, por të pritet vendimi meritor i Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi që SBASHK ka dërguar padi në këtë Gjykatë ndaj vendimit të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u shton se bazuar në këto raporte vërehet se në shumicën e komunave nuk ka punuar sot as një institucion i Arsimit Parauniversitar, por ka raste në ndonjë komunë, aty e këtu, kur është tentuar të mbahet mësimi në ndonjë shkollë, por numri i nxënësve ka qenë tepër i vogël dhe kjo tendencë e ndonjë drejtori a DKA-ja ka shkuar e kotë.

Duke e parë këtë realitet SBASHK i drejtohet edhe një herë MASHT-it, Drejtorive Arsimore Komunale dhe edhe ndonjë drejtori tekanjoz që të lënë presionet dhe tendencën për të krijuar situatë se gjoja po zëvendësohen orët e humbura në grevë.

“Le të presin të gjithë të qetë e pa bërë presione ndaj mësimdhënësve vendimin meritor të Gjykatës dhe pastaj të gjithë do të veprojmë sipas vendimit të institucionit gjegjës të drejtësisë. SBASHK kujton drejtorët tekanjoz se në grevë ishim edhe për ta dhe arritëm të përmirësojmë edhe koeficientet e tyre. Ata mos të harrojnë se sot janë drejtor, por nuk duhet të bëhen servil sepse kohët ndryshojnë dhe ata do të jenë prapë mësimdhënës dhe çfarë do t’u thonë kolegëve të tyre. A do të kenë fytyrë që t’i shikojnë në sy? I kujtojmë edhe drejtorët e DKA-ve se jemi duke përcjellë me kujdes veprimet e tyre dhe cilido nga ta nëse e ngrit gishtin dhe zërin ndaj punëtorëve të arsimit për të bërë presion që të kompensohen orët e humbura të grevës para vendimit merito r të Gjykatës gjegjëse do të përballen me drejtësinë”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u iu ka drejtuar drejtorëve të DKA-ve, duke i rekomanduar që ta lexojnë ligjin e grevave, ku do të shohin se ky ligj nuk obligon pjesëmarrësit grevës të kompensojnë apo mbajnë orët e humbura në grevë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img