25,04,2024

​Rreth 25 të vrarë në sulmet vetëvrasëse në Irak

Must Read

irak_3354

Rreth 25 persona u vranë dhe më shumë se 60 u plagosën sot, në pjesë të ndryshme të Irakut, shumica e tyre në sulme vetëvrasëse që kishin në shënjestër anëtarët e milicisë shiite dhe forcave ushtarake, thanë zyrtarët e sigurisë.

Shteti Islamik, i cili kontrollon territorin e Irakut verior dhe perëndimor, ka deklaruar për disa nga sulmet për agjencinë e lajmeve Amaq.

Një makinë me bombë shpërtheu në qendër të Basrës, qytetit më të madh të Irakut, duke vrarë pesë persona, dhe një tjetër, që shënjestër kishte Forcën e Mobilizuar Popullore (PMF), një koalicion i milicive shiite, shpërtheu në qytetin Mashahdeh duke vrarë pesë persona.

Ndërsa në veri të Bagdadit, njerëz të veshur me rripa vetëvrasës shpërthyen veten në një postbllok ushtarak, duke vrarë pesë persona. Në Nassiriya, në mes të një turme të PMF-së, jashtë një restoranti, persona të tjerë vetëvrasës vrarë katër njerëz.

Dy anëtarë të forcave të sigurisë të qeverisë u vranë nga makina të bombuara në provincën e al-Anbar, dhe një i tretë u vra në jug të Bagdadit nga një mjet shpërthyes, thanë burimet lokale të sigurisë.

Dy persona u vranë gjithashtu në Abu Ghraibit, në perëndim të kryeqytetit, thanë ata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img