25,04,2024

​Presidenti slloven, uron presidentin Thaçi

Must Read

slika-_original-1442931282-1036211

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një telegrami e ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në këtë telegram urimi, presidenti slloven ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen në të mirë të popujve tanë, duke e ftuar presidentin Thaçi që së shpejti ta vizitojë Slloveninë.

Kjo është letra e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, dërguar sot Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:

Shkëlqesia Juaj, i dashur Hashim,

Më lejo fillimisht të shpreh mirënjohjen time për ftesën bujare për të marrë pjesë në inaugurimin tënd si President i Republikës së Kosovës. Do të ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju bashkohem në këtë moment historik, por më vjen keq të të informoj se e kam të pamundur për të marrë pjesë për shkak të kuf izimeve në itinerar.

Dëshiroj të të përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tënde president dhe të të uroj sukses në kryerjen e detyrave tua të reja. Me këtë rast, dua gjithashtu të shpreh bindjen time të thellë se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen në të mirë të popujve tanë. Në këtë kontekst, kam kënaqësinë të të ftoj që së shpejti të vish për vizitë në Slloveni.

Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe ndjek me kujdes të posaçëm përparimin e tyre drejt integrimit evropian. Të siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në këtë drejtim.

Të uroj suksese dhe e pres me kënaqësi bashkëpunim in tonë edhe në të ardhmen.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratat e mia më të larta.

Sinqerisht i Yti,

Borut Pahor

President i Republikës së Sllovenisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img