29,03,2024

​Nëntë të vdekur dhe mbi 900 të plagosur nga tërmeti në Japoni

Must Read

largea_termettttt1452901805

Qindra njerëz u mblodhën në orët e para të ditës së sotme jashtë bashkisë së Mashiki, në afërsi të epiqendrës së tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë një ditë më parë

Me magnitudë 6 gradë, tërmeti i parë goditi qytetin Kumamoto, 11 kilometër në lindje të tij, në orën 9: 30 të enjten më 14 prill. Menjëherë më pas erdhi edhe goditja e dytë, akoma me e fuqishme me magnitudë 6.4 gradë.

Nuk kishte paralajmërime për tsunami, por të paktën 9 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve lokale, mbi 900 persona janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme. Më shumë se 44 mijë njerëz janë evakuuar në shkolla dhe qendra komunitare, shumë të tjerë kaluan natën jashtë pasi tronditjet kanë vijuar pa ndërprerje edhe pas goditjeve të fuqishme. Më shumë se 3 mijë trupa policore dhe zjarrfikëse u dërguan në zonën e prekur nga tërmeti nga e gjithë Japonia. Kryeminsitri i vendit Shinzo Abe tha se në bazë të nevojës numri i tyre do të rritet. Në një prononcim për median, Abe tha se do të bëjë gjithçk a ishte e nevojshme për fatkeqësinë, një nga më të rëndat që prej marsit të 2011.

“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë mbetur viktimë të kësaj fatkeqësie. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, tha Abe.

Rreth 16,500 familje në qarkun e Mashikit kanë mbetur pa energji elektrike, linja hekurudhore është pezulluar, kurse hapësirat jashtë shkollave dhe insitucioneve janë mbushur me njerëz që flenë në makina. Në mars të vitit 2011, një tërmet me magnitudë 9 gradë në veri të Tokios, shkaktoi një valë tsunami duke vrarë 20 mijë njerëz.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img