29,03,2024

​Ndërtimtaria, punë shumë, paratë askund

Must Read
Punetorët ndertimorë

Nëpër konkurset kompanitë që kërkojnë murator, e ofrojnë minimumin ligjor. Kryetari i sindikatave të pavarura Marjan Ristevski nuk pajtohet që rrogat të jenë aq të vogla kur kompanitë paguajnë shuma të majme ndërsa në fund më pak të paguar janë ata që e bëjnë punën më të vështirë.

“Është e qartë se rroga minimale në Maqedoni duhet të rritet në mënyrë drastike pasi dikush e keqpërdorë. Vetë e dini se sa fonde jep komuniteti ndërkombëtar për ato autostrada, dhe tani kjo të keqpërdoret dhe të jepet rroga minimale, kjo vetëm e tregon karakterin e punëdhënësve tanë”, deklaroi Marjan Ristevski, kryetar i sindikatave të pavarura.

Në këtë periudhë po ndërtohet autostrada Kërçovë -Ohër që do të kushtojë 375 milion euro. Autostrada Shkup- Sveti Nikollë – Shtip do të kushtoj 206 milion euro. Për këto seksione, Qeveria mori kredi prej 580 milion euro nga Banka Kinez e “Eksim”.

The post ​Ndërtimtaria, punë shumë, paratë askund appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img