25,04,2024

​Lëvizja për Bashkim propozon plan me dy hapa për dalje nga kriza politike

Must Read

valon-murati-foto

Lëvizja për Bashkim konsideron se situata politike në të cilën është zhytur vendi në muajt, por edhe vitet e fundit është e dëmshme për interesin shtetëror, kombëtar, dhe atë të jetës së përditshme të qytetarit.

Çdo masë e përkohshme në funksion të qetësimit të gjendjes mund të prodhojë vetëm rezultate të përkohshme. Pra, qetësim të situatës por jo edhe zgjidhje të saj. Për të arritur zgjidhje të qëndrueshme duhet t’i qasemi shkaktarëve të problemeve. Në këtë drejtim, Lëvizja për Bashkim, propozon një plan me dy hapa, në të cilin, të gjithë faktorët politik në vend do të duhej ta japin kontributin e tyre. Hapi i parë është fillimi i dialogut për reformën zgjedhore dhe, hapi i dytë, instalimi i tryezës së liderëve.”, thuhet në komunikatën për media të LB-së.

Qëllimi kryesor i këtij plani sipas LB-së është shmangia e praktikës së menaxhimit të krizave dhe marrja e masave për parandalimin e tyre.

Hapi i parë, reforma zgjedhore:

Lëvizja për Bashkim, duke evidentuar probleme të ndryshme që prodhon sistemi aktual, konsideron se duhet të organizohet një seri takime sh midis liderëve të partive politike ku do të diskutoheshin çështjet në vazhdim:

-Forma e listave zgjedhore. Forma aktuale prodhon deformim të votës, korrupsion elektoral, rënie të cilësisë etj.;

-Çështja e pragut zgjedhor. Pragu aktual e deformon demokracinë përmes pamundësimit të përfaqësimit të një numri të madh të qytetarëve në institucione, ngufatë iniciativa të reja, etj.

-Mundësia e votimit të qytetarëve që jetojnë në diasporë. Është padrejtësi e madhe t’u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje qytetarëve tanë në diasporë kur, në radhë të parë, kjo përbën të drejtë të pamohueshme dhe, së dyti, kur dihet kontributi i vazhdueshëm i tyre për vendin.

-Mënyra e zgjedhjes së presidentit. Sistemi aktual përbën burim të vazhdueshëm të krizave institucionale dhe hapësirë për t’u kontestuar legjitimiteti i tij.

-Të diskutohet çështja e pastrimit të listave zgjedhore. Edhe pse kj o nuk është çështje e reformës zgjedhore por detyrë e vazhdueshme e institucioneve përgjegjëse, do të duhej të diskutohej vendosja e këtij veprimi si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve.

Hapi i dytë: Tryeza e liderëve

Duke qenë së situata politike në vend ka degraduar shumë, sidomos për shkak të mungesës së komunikimit, e si rrjedhojë mungesës së konsensusit politik në mes të forcave politike për çështje me interes kombëtar; dhe, me qëllim të shmangies së situatave të tilla në të ardhmen, Lëvizja për Bashkim propozon themelimin e Tryezës së Liderëve. Kjo tryezë, që do të përbëhej nga kryetarët e subjekteve politike shqiptare, do të ishte e përhershme dhe do të trajtonte në vazhdimësi, sipas nevojës, çështje të tilla të rëndësishme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img