26,04,2024

​Ja cilat komuna do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm

Must Read

largea_rryma1404141677

Si rezultat i niveleve të mira me ujë në liqenet akomuluese Batllavë e Badovc është arritur përmirësim në furnizimin me ujë të pijshëm. Në një komunikatë për media, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se shumica e komunave kanë furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm.

“Podujeva me fshatra, Obiliqi me fshatra, Graçanica me fshatra, Kishnica, Lipjani me shumicën e fshatrave, Shtimja me fshatra, fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë, Zona Industriale dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, pjesa urbane e qytetit të Fushë Kosovës që lidhet direkt me qytetin e Prishtinës, Hajvalia,Çagllavica, Veterniku, Mati, Prishtinë ( Bregu i Diellit/zona jug, lindje, perëndim, qendër, Aktash I,II dhe III)”, janë zonat që sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Ndërsa sa i përket cilësisë së ujit, nga Ujësjellësi njoftojnë se cilësia e ujit të burimeve sipërfaqësore kontrollohet në laborator dhe është brenda standardeve të Udhëzimit Administrativ “Cilësia e ujit për konsum njerëzor”.

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët furnizohe n me ujë të pijshëm, të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për pagimin e borxheve që kanë deri më 31 dhjetor 2008 ndaj këtij institucioni.

“Nëse nuk i paguani borxhet, atëherë detyrohemi t’u kthejmë prapë në listën e borxheve”, thuhet më tej në komunikatë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img