28,03,2024

​Inskenon grabitjen për të mbuluar humbjen në bastore, arrestohet 22-vjeçari në Shtime

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Shtime shtetasin kosovar A.A. (22), për shkak të dyshimeve se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë.

I dyshuari, më 05.04.2021, kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur iu kishin grabitur 350 euro në Shtime, në rrugën “14 Dhjetori”.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vetë i dyshuari me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img