20,04,2024

​Familjet e dëshmorëve të pakënaqur me institucionet e Kosovës

Must Read

Prishtina_Varrezat_e_dëshmorëve-650x358

Me një akademi përkujtimore u përmbyllën aktivitetet e sotme që shënuan Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës. Në këtë akademi, të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Prishtinës, u tha se dëshmorët shënuan historinë dhe ngritën vlerat e kombit, derisa u theksua se Kosova nuk është ajo që deshën dëshmorët.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se nuk po kërkohet nxitja e urrejtjes por kujtimi i së kaluarës dhe kërkimi i drejtësisë.

Duke krahasuar veprën e dëshmorëve me punën e politikaneve për Kosovën, Ahmeti tha se politikanët nuk mund të bëjnë as 10 për qind të punës që bënë dëshmorët.

Ahmeti shtoi se të gjithë dëshmorët ranë për flamurin kombëtar, dhe konceptin kombëtar, e jo për konceptin e një pëlhure.

I pa kënaqur me trajnimin e familjeve të dëshmorëve dhe ish-luftëtarëve, nga ana e institucioneve shtetërore, u shprehë kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Komunës së Prishtinë, Ibrahim Mehmeti.

Ai tha se familjet e dëshmorëve dhe ish-luftëtarët j anë në gjendje të rëndë ekonomike, sociale dhe shpirtërore.

Ndërsa, ministri i Diasporës, Valon Murati tha se Kosova edhe pse është më mirë se sa para 17 vjetësh , prap është larg ëndrrës së dëshmorëve.

Në kujtim të dëshmorëve të komunës së Prishtinës, sot u bënë edhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe në disa fshatra të Prishtinës. /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img