20,04,2024

​​Donald Trump sërish i akuzuar për nxitje të dhunës kundër Hillary Clinton

Must Read

Në prani të një audience të gjerë me pjesëmarrjen e rreth 4.000 mbështetësve në Majemi, në Florida (juglindje), miliarderi u shpreh në lidhje me truprojat e armatosur që shoqërojnë rivalen e tij, se prania e tyre është në të vërtetë në shkelje të amendamentit të dytë të Kushtetutës amerikane, që çënon të drejtën e posedimit të armëve.

“Truprojat e saj duhet të heqin dorë nga përdorimi i armëve”, deklaroi ai. Ata duhet të heqin dorë nga armët. Nuk është e vërtetë? Nuk është e vërtetë? Ata duhet të dorëzojnë menjëherë armët e tyre, cili është mendimi juaj? Po, po u hiqini atyre të drejtën e armëve. Clinton është kundër armëve. Merrjani atyre armët dhe do të shihni se çmund të ndodhë. Merrjani armët, ok? Ky veprim do të ishte shumë i rrezikshëm.  Hillary Clinton dhe Donald Trump zotërojnë të drejtën si kandidatë për president të mbrojtjes nga “Shërbimi sekret” amerikan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img